Shënimi i Javës për luftë kundër sëmdjeve kardiovaskulare 21 – 28 shkurt 2022
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën 21-28 shkurt 2022 do të shënojë Javën e luftës kundër sëmundjeve kardiovaskulare me moton: “Zemër e shëndoshë, zemër e lumtur”.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve si në botë ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është vlerësuar se 17.9 milionë njerëz kanë vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare në vitin 2019, që përfaqëson 32% të të gjitha vdekjeve globale. Nga këto vdekje, 85% janë për shkak të atakut në zemër dhe goditjes në tru. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më shumë se 57% e vdekjeve janë për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.
Me rastin e Javës së Sëmundjeve Kardiovaskulare, Kryqi i Kuq dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit do të organizojnë ligjërata edukative dhe debate, matjen e shtypjes të gjakut dhe ndarjen e njoftimeve në rrjetet sociale me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për rëndësinë e parandalimit, diagnostikimi i hershëm i këtyre sëmundjeve. Grupi i synuar për këto aktivitete edukative parandaluese do të përfshijë nxënësit e shkollave të mesme dhe të moshuarit si grup rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.