Shënimi i Javës së Luftës Kundër Kancerit 01-08 Mars 2024
Sipas kalendarit të aktiviteteve tradicionale të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 1 deri më 8 mars 2024, Java e luftës kundër kancerit do të shënohet me moton “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”.
Çdo vit në botë më shumë se 12 milionë njerëz sëmuren nga një lloj kanceri dhe 7.6 milionë vdesin si pasojë e sëmundjes. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çdo vit zbulohen rreth 6000 raste të reja të pacientëve me kancer. Këto shifra janë vërtet të frikshme dhe alarmante. Ekspertët nga Bashkimi Ndërkombëtar për Kancer dhe OBSH theksojnë se afërsisht 40% e kancereve mund të parandalohen potencialisht dhe rreziku i zhvillimit të kancerit mund të reduktohet ndjeshëm duke aplikuar masa të thjeshta parandaluese dhe duke ndryshuar stilin e jetesës.
Në kuadër të Javës, Organizatat komunale të Kryqit të Kuq do të ndërmarrin aktivitete për të kontribuar së bashku në ngritjen e vetëdijes publike tek popullata e përgjithshme duke organizuar punëtori edukative për grupe të ndryshme të synuara si dhe duke ndarë postime në rrjetet sociale me mesazhe për parandalimin dhe dijagnostifikimin në kohë të kancerit.