20 Shkurt, 2024

Shënimi i Javës së Sëmundjeve kardiovaskulare nga 21 deri më 28 shkurt 2024

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga 21 deri më 28 shkurt 2024, do të shënojë Javën e luftës kundër sëmundjeve kardiovaskulare, nën moton “Shprehitë e jetesës së shëndetshme në luftë kundër sëmundjeve kardiovaskulare”.

Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut paraqesin një grup të madh heterogjen sëmundjesh dhe një shkak kryesor të vdekjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, më shumë se 57% e vdekjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.

Organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, me rastin e shënimit të Javës së luftës kundër sëmundjeve kardiovaskulare, do të mbajnë ligjërata edukative, tribuna, matjen e shtypjes së gjakut dhe shpërndarje të postimeve në rrjetet sociale. Grupi i synuar për këto aktivitete edukative parandaluese do të jenë personat e moshës 35-55 vjeç, të cilët përfaqësojnë një grup rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

< kthehu mbrapa