18 Maj, 2023

Stërvitje ndërkombëtare për kërkim-shpëtim nga rrënojat “Tërmeti i Shkupit”

Më 16 maj 2023, në lokacionin QSR Saraj, organizuar nga DMSH në bashkëpunim me Ambasadën e R. Së Greqisë, me rastin e shënimit të 60 vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup është mbajtur stërvitja ndërkombëtare për kërkim-shpëtim nga rrënojat “Tërmeti Shkupi”.

Në stërvitjen morrën pjesë ekipet e kërkim-shpëtimit nga rrënojat e Selanikut, R. E Greqisë, DMSH (anëtarë nga Shkupi, Tetova, Strumica, Kriva Pallanka), TPPB e qytetit të Shkupit dhe një ekip nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Stërvitja u ndoq nga H.E. Zonja Sofia Philippidou, Ambasadorja e R. Së Greqisë, e shoqëruar nga ekipi i saj, znj. Danela Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit, përfaqësues nga UNDP, nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë nga komuna e Sarajit etj., ndërsa në emër të DMSH-së nikoqir i manifestimit ishte z.Zulfiqar Zejnullai, zëvendësdrejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

< kthehu mbrapa