9 Tetor, 2017

Takim me Atasheun për Maqedoninë nga Ministria Austriake e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve

Me qëllim të realizimit të bashkëpunimit ndërmjet Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë Austriake të Punës, Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, më 5 tetor në ambientet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë u zhvillua një takim në mes z. Harald Fuger, Atashe për Maqedoninë dhe sekretarit të përgjithshëm z. Sait Saiti. Në këtë takim u prezantuan aktivitetet e Kryqit të kuq në fushën e veprimtarisë sociale-humanitare dhe u këmbyen përvojat pozitive. Mes tjerash u propozuan iniciativa për bashkëpunim dhe mbështetje në drejtim të sigurimit të edukimit për forcimin e kapaciteteve të resurseve njerëzore në Kryqin e kuq, këmbim përvojash, me theks në zhvillimin e shërbimeve për personat e moshuar, si dhe aplikimi i përbashkët në fondet evropiane dhe fondet tjera.

< kthehu mbrapa