29 Qershor, 2021

Takim me Kryetarët e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Organizatave Komunale të Kryqit të Kuq

Në periudhën 24-26.06.2021 në Qendrën “Solferino” në Strugë, u mbajt një takim me Kryetarët e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë Veriore, Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të Kuq.

Takimi ishte një mundësi që Kryetarët të takohen dhe diskutojnë për punën e vazhdueshme dhe sfidat aktuale të organizatës, veçanërisht duke pasur parasysh periudhën e kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e Covid-19 në të kaluarën.

Në këtë takim u prezantuan arritjet kyçe në periudhën 2017 – 2021 gjegjësisht në periudhën nga zgjedhjet e fundit të realizuara në organizatë e deri më sot. Theks u vu në prezantimin e aktitiviteve të implementuara të Kryqit të Kuq të RMV-së për përgjigje në pandeminë KOVID-19.

< kthehu mbrapa