19 Maj, 2022
Takim me përfaqësues të kompanive të sigurimit
Më 18.05.2022 në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim me përfaqësues të tetë kompanive të sigurimit. U diskutuan mundësitë për ndërtimin dhe forcimin e partneriteteve dhe nxitjen e politikave të përgjegjësisë sociale.
Në të njëjtën kohë u prezantua edhe fushata “Ndihma e parë shpëton jetë!” e cila synon të trajnojë 25 mijë të rinj mbi bazat e ndihmës së parë si një aftësi jetëshpëtuese. Iniciativa u mirëprit nga kompanitë dhe në të ardhmen do të shqyrtohen mundësitë për mbështetjen e duhur.