19 Maj, 2022

TAKIM PUNE ME PËRFAQËSUES TË ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE JOQEVERITARE

Sot përfunduam edhe takimin e parafundit të punës në kuadër të procesit “Transformimi 28”. E njejta është realizuar në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare joqeveritare.

Nëpërmjet diskutimeve në takim, ne u përpoqëm të identifikonim fushat me interes të përbashkët që do të përcjellen më tej në qëllimet e transformimit. Falenderojmë partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë që iu përgjigjën pozitivisht ftesës dhe atë: UNICEF, UNCHR, UNDP, UNFPA, EUD dhe IOM.

< kthehu mbrapa