19 Maj, 2022

TAKIM PUNE ME PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE PËR PROCESIN “TRANSFORMIMI 28”

Më 12.05.2022 në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim pune me përfaqësuesit e mediave për njoftimin dhe prezantimin e procesit “Transformimi 28”.

Qëllimi i takimit ishte të definohen fushat e procesit të cilat duhet të bazohen në transparencë dhe llogaridhënie pra gjithë përdoruesve, partnerëve dhe përkrahësve me çka me rëndësi të madhe është kyçja dhe konsultimi me përfaqësuesit e mediave.

Pjesëmarrësit në këtë takim pune nëpërmjet diskutimeve dhanë kontribut me ekspertizën dhe përvojën e tyre në mundësitë për përforcimin e dukjes së punës së Kryqit të Kuq të RMV në bashkësi.

< kthehu mbrapa