TAKIM PUNE ME PËRFAQËSUESIT E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MINISTRISË PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE
Më 21.04.2022 në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim pune i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV d-r. Sait Saiti dhe përfaqësuesve të shërbimit profesional, me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
Qëllimi i takimit ishte shpallja e procesit “Transformimi 28” dhe identifikimi i fushave me interes të përbashkët që do të jenë pjesë e procesit të transformimit dhe që synojnë t’i përgjigjen nevojave dhe mundësive lokale në përputhje me rolin mbështetës të Kryqit të Kuq të RMV për autoritetet në vend dhe praktikat aktuale pozitive dhe bashkëpunimi me institucionet shtetërore.
Pas përgatitjes së draft-dokumentit për “Transformimi 28”, ai do të ndahet me institucionet dhe do të ketë rikonsultime për fusha specifike, për të zhvilluar qasje konkrete, relevante, të koordinuara dhe cilësore për transformimin.