2 Shkurt, 2022

Takim pune Trençevska-Saiti

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska më 02.02.2022 ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti për të diskutuar rreth aktiviteteve dhe projektet aktuale dhe të ardhshme të Kryqit të Kuq dhe planet dhe aktivitetet e përbashkëta me Ministrin.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut janë partnerë në projektin trevjeçar “Përkrahja e zhvillimit gjithëpërfshirës të shërbimeve komunitare për kujdes afatgjatë përmes përfshirjes së shumë palëve të interesuara (InCARE)”, mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit “Punësimi dhe Inovacioni Social – EaSI”. “Me këtë projekt përmirësojmë qasjen në kujdesin adekuat dhe të pranueshëm për të moshuarit të cilët kanë nevojë për kujdes për shkak të çrregullimeve konjitive apo funksionale”, tha ministrja Trençevska.

Ajo theksoi se me shërbimin e quajtur “Butoni i Urgjencës”, përdoruesit mund të marrin lehtësisht dhe efektivisht ndihmën emergjente si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nëse ka nevojë për kujdes mjekësor urgjent.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së Sait Saiti theksoi se bashkëpunimi i Kryqit të Kuq me MPPS-në është vendimtar në arritjen e misionit të organizatës. Ai informoi se projekti i asistencës personale për personat me aftësi të kufizuara dhe asistencës për të moshuarit i udhëhequr nga MPPS, po realizohet me sukses në terren.

“Aktualisht po punohet për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara përmes asistencës personale dhe projekti i përkujdesit ndaj të moshuarve po përhapet fuqishëm te qytetarët. Ky shërbim aktualisht zbatohet në 8 deri në 9 komuna, dhe po ashtu me mbështetjen e Bankës Botërore e ofroj shërbimin për qytetarët në 7 deri në 8 komuna.

“Shërbimi është pritur shumë mirë”.Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Kryqi i Kuq po investojnë me vetëmohim në procesin e përmirësimit të gjendjes së atyre që kanë nevojë më shumë për ndihmë.

 

< kthehu mbrapa