17 Gusht, 2018

Takimi kombëtar i rrjetit INKLUZIVAM

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Shoqata “Humanost”, në periudhën prej 10-12 gusht 2018, organizoi në Strugë një takim kombëtar me anëtarët e rrjetit të INKLUZIVAM, në kuadër të projektit rajonal “Marrja e masave për përfshirje sociale të të moshuarve”, i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe i përkrahur nga Kryqi i kuq Austriak dhe Agjencioni Austriak për bashkëpunim dhe zhvillim. Qëllimi i punëtorisë ishte që të përgatitet një Plan Strategjik për avokim gjatë hapjes së shërbimeve për të moshuarit. Baza për përgatitjen e strategjisë ishin rezultatet e fituara në anketën mbi nevojën për shërbime socialen dhe shëndetësore për të moshuarit, e cila është kryer gjatë vitit të kaluar. 

Në takim pranë anëtarëve të rrjetit në përgatitjen e planit morën pjesë edhe shoqatat që implementojnë projekte mikro për përfshirjen sociale të të moshuarve, të mbështetura përmes projektit rajonal. Një total prej 14 organizatave kanë mundësinë për të krijuar një plan strategjik që do të përfshijë prioritete zhvilluese të veprimit për dyvjeçarin e ardhshëm. Është shumë e rëndësishme të theksohet se rrjeti mbështetet nga institucionet kompetente në vend. Përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Instituti për Çështjet Sociale, Instituti i Shëndetit Publik, Instituti i punës dhe politikës sociale, si dhe qyteti i Shkupit me pjesëmarrjen e tyre në punëtori dhanë një kontribut aktiv në hartimin e dokumentit.

Me planin strategjik u vendosën dy prioritete, i pari është vendosur në drejtim për të ndikuar në ndryshimet në kuadrin ligjor në sistemet e kujdesit social dhe shëndetësor që do të kontribuojnë në zhvillimin e shërbimeve për integrimin më të mirë social të personave të moshuar në shoqëri dhe për të përmirësuar cilësinë e personave të moshuar. Prioriteti i dytë ka për qëllim zhvillimin e shërbimeve për të moshuarit në përputhje me nevojat e tyre individuale duke vendosur standardet për ofrimin e shërbimeve.

Seminari u ndoq nga koordinatorët e projektit Dr. Milutin Vracevic dhe Natasha Todorovic nga Kryqit i kuq i Serbisë, të cilët ndanë përvojat e tyre lidhur me koordinimin e aktiviteteve të rrjetit në Serbi.

Pjesëmarrësit e punëtorisë shprehën kënaqësi të madhe që patën mundësi të përfshihen në krijimin e Planit Strategjik. Strategjia do të jetë dokumenti bazë për anëtarët e rrjetit për pjesëmarrjen e tyre aktive në avokimin për përmirësimin e  cilësisë së jetës së të moshuarve

< kthehu mbrapa