“Të gjithë jemi fëmijët e tyre”
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 15 deri më 21 nëntor 2021 do të shënojë “Javën e kujdesit për të moshuarit” me moton: “Të gjithë jemi fëmijët e tyre”. Qëllimi i festimit të javës është ndërgjegjësimi i publikut për nevojën për integrim të shtuar të të moshuarve në të gjitha sferat e jetës shoqërore, si dhe nevojën për kujdes dhe ndihmë ndaj të moshuarve.
Mbështetja për shënimin e javës u sigurua nga ana e UNFPA me të cilin Kryqi i Kuq i RMV-së në periudhën e ardhshme do të bashkëpunojë për çështjet aktuale për popullatën e moshuar, si dhe për parandalimin shëndetësor të grupeve vulnerabël. Është siguruar mbështetje për funksionimin e 8 ekipeve mobile për shërbim falas për prokurimin dhe dërgimin e ushqimit, higjienës, barnave etj. të të moshuarve dhe të vetmuarve, gjatë javës do të organizohen 20 seminare informuese me të moshuarit për njohjen e tyre me të drejtat e kujdesit social dhe shëndetësor me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës dhe plakjes së shëndetshme të tyre, si dhe do të organizohen 3 trajnime për kujdestarët për ndihmë dhe kujdes për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Trajnimi do të përfshijë 30 persona vulnerabël të papunë afatgjatë, të cilët do të trajnohen për të ofruar kujdes dhe ndihmë për të moshuarit në shtëpi.
Krahas këtyre aktiviteteve, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të Kuq në zonat e tyre me partnerë dhe përkrahës lokalë do të organizojnë punëtori edukative për tema me interes për të moshuarit, punëtori tematike për nxitjen e përfshirjes sociale të të moshuarve dhe lloje të tjera aktivitetesh për plakje aktive dhe të shëndetshme.