Të nderuar,
Në emër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dëshirojmë të shprehim edhe një herë ngushëllimet tona më të thella dhe solidaritetin me familjet e viktimave të aksidentit të tmerrshëm të autobusit që ndodhi në Republikën e Bullgarisë më 23 nëntor 2021.
Ndajmë dhimbjen me familjet e të vrarëve tragjikisht, megjithëse jemi të vetëdijshëm se për momentin nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë dhimbjen dhe humbjen e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Në këto momente të vështira kur humben shumë jetë të rinjsh, duam të theksojmë se Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion, në bashkëpunim me institucionet shtetërore do të kontribuojë në ofrimin e mbështetjes së nevojshme për familjet e viktimave.
Njëherit shprehim mirënjohjen tonë për Kryqin e Kuq Bullgar, i cili në orët e hershme të mëngjesit ofroi mbështetjen dhe punën e përbashkët në uljen e dhimbjes dhe pikëllimit të të lënduarve dhe familjeve të viktimave.
Organizata jonë vë në funksion të gjithë mekanizmat për ndihmë humanitare për të lënduarit dhe familjet e viktimave duke ofruar mbështetjen e parë psikologjike, materiale dhe financiare.
Në këtë drejtim, Ju bëjmë thirrje të gjithëve që së bashku të tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë në dhënien e ndihmës financiare familjeve të prekura nga fatkeqësia.
Ju ftojmë të veprojmë sëbashku nëpërmjet:
– Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Komercijalna Banka me shënim: ndihmë për qytetarët e lënduar në aksident trafiku në Republikën e Bullgarisë.
– Donacione në numrat e telefonit 070/075/077 143 400 (donacion prej 100 denarë nga telefonata).
– Për donacione të mjeteve në valutë tjetër:
NAME OF THE ORGANIZATION: MACEDONIAN RED CROSS
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228