27 Maj, 2015

Të nderuar

nepal _pomos

Tërmeti i fuqishëm katastrofal prej 7,9 shkallëve sipas Shakllës së rihterit që më 25 prill 2015 e goditi Nepalin shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe humbje të njerëzve. Sipas lajmërimeve të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në Nepal humbën jetën mbi 8.700 persona, ndërsa rreth 1.7 milion fëmijë e humbën sigurinë.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë menjëherë u kyq kah apeli preliminar të shpallur nga ana e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për të ndihmuar popullatën e mjeruar nga tërmeti katastrofal në Nepal.

Nëpërmjet numrave të telefonit T-mobile, One, VIP 070/075/077 143 400 dhe llogaria e Fondit të solidaritetit janë grumbulluar gjithsej 1.049.750 denarë apo 17.000 euro.

Mjetet e grumbulluara janë transferuar në llogarinë e Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për të ndihmuar popullatën që pësoi në Nepal më 22.05.2015.

Kryqi i kuq i RM-së shpreh falënderim të madh deri tek institucionet, kompanitë dhe qytetarët për kyçjen dhe përkrahjen në aksionin humanitar.

< kthehu mbrapa