12 Gusht, 2021

THIRRJE PËR GRUMBULLIMIN E OFERTAVE PËR PAJISJE TEKNIKE PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIM TË PLOTË TË SOFTUERIT DHE SHËRBIMIT TË BUTONIT EMERGJENT NË KKRMV

Tituli i projektit: Zhvillimi i shërbimeve të biznesit për kujdes dhe mbështetje të integruar në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KKRMV), mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim, Kryqi i Kuq Austriak, Kryqi i Kuq Zviceran, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i përgjithshëm: Furnizim i pajisjeve teknike për krijimin dhe funksionimin e plotë të softuerit dhe shërbimit të Butonit emergjent në KKRMV

Afati i fundit për grumbullimin e ofertave: 20.08.2021

Shqyrtim: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut krijon model social inovativ për popullatën e moshuar për kujdes dhe përkrahje në kushte shtëpiake nëpërmjet krijimit të shërbimit Butoni emergjent në territorin e qytetit të Shkupit.

për funksionim të zgjidhjes softuerike, KKRMV shpall thirrje për grumbullimin e ofertave për furnizim të pajisjeve teknike për implementim të suksesshëm të servisit Butoni emergjent.

OFERTAT NEVOJITEN PËR PIKAT NË VIJIM TË PAJISJES TEKNIKE:

Аrtikuj   Specifikimet Sasia
Server App server për rack (16 GB RAM, single socket CPU) Storage disqe, 2 x 4TB SATA, dual PSU) 1
NAS storage NAS pajisje për ruajtjen e bisedave të VoIP qendrës me 2 x 6TB HDD (RAID1) dedikuar për përdorim në NAS 1
Furnizim të pandërprerë (UPS) 3000VA/2700W (UPS) 3000VA/2700W 2
Balancing router Mikrotik Ruter me balancimin e komunikacionit (Mikrotik CCR) 1
Ruter për remote lokacion (zyrja) Ruter për SSTP VPN lidhje me ruterin kryesor (HEXs) 1
Switch 24 port/1Gbps + 2 SFP+ Mikrotik Switch 1
Pajisje shtesë për rack Lidhje e telave, panel për kabllo 1
VoIP qendra për kontakt qendër dhe lidhje me serverin Qendra telefonike me karakteristika IP PBX 1
Telefona VoIP IP pajisje me ekran për komunikim me zë nëpërmjet internet protokolit
Përmbajnë min. 2 SIP profile dhe 3 apo 4 linja multifunksionale
5
Teltonika LTE router Fallback LTE – link router 1
Televizor me Raspberry-Pi Raspberry-Pi Për të treguar thirrjes me lokaciobe (plus
RaspberryPI 4)
1
Kamera për vëzhgim Komplet prej 4 kamera + DVR për monitorimin e
lokacionit kryesor
1
GSM gateway GSM gateway adapter pлr 2 SIM kartela  
Montimi, implementimi,
instalimi
Instalimi, implementimi, montimi komplet i të gjithë
pajisjes në dy lokacione (ndërtesa kryesore e KKRMV
dhe lokacioni i dytë Qendra operative (Momin potok,
Shkup)
1

Mjetet janë të siguruara nëpërmjet partneritetit afarist të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Kryqit të Kuq Austriak, Kryqit të Kuq Zviceran dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Projekti është i liruar nga të gjitha detyrimet dhe tatimet, duke kyçur edhe tatimin e vlerës shtesë (TVSH).

SI TË APLIKONI:

Entitetet e interesuar duhet të dorëzojnë oferta sipas pikave në vijim:
– Ofertë financiare për të mirën e kërkuar, sipas pikave (pa TVSH)
– Specifikacione teknike në detaje për të mirat e kërkuara
– Gjendja vijuese e furnizuesit jo më e vjetër se gjashtë muaj
– Kopje e dokumenteve nga Regjistri qendror i RMV se furnizuesi nuk është në procedurë
falimentuese, likuidim etj.
– Afati i caktuar për dorëzimin, montimin dhe instalimin (jo më shumë se 60 ditë nga nënshkrimi i
kontratës) duke përfshirë garancinë e deklaruar të mallrave të blera nga pajisjet teknike.

Ofertat duhet të dërgohen nëpërmjet postës elektronike në e-mail adresën:
[email protected] me titull: Thirrje për pajisje teknike për butonin emergjent, apo nëpërmjet postës adresuar deri tek KKRMV – Komisioni për furnizime. Bul. Koço Racin nr.13, 1000
Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

MËNYRA E PAGESËS:

Pagesa do të bëhet nga ana e KKRMV-së, jo më vonë se 14 ditë pas dorëzimit të plotë në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut

< kthehu mbrapa