THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIME
Përshkrim i shkurtë
Shkolla Ndërkombëtare e Migracionit ka për qëllim të rinjtë që kanë njohuri paraprake për aspektet ligjore të migracionit ose një nivel bazë të të kuptuarit të fushës, d.m.th. interes për studimin e zonës me theks të veçantë në aspektin humanitar të migrimeve.
Nëpërmjet prezantimit disaditor teorik dhe real të kompleksitetit të krizave dhe flukseve të emigrantëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të forcojnë dhe/ose të marrin njohuri bazë në fushën e migrimeve, pra emergjencës humanitare që ata po iniciojnë.
Përveç përfaqësuesve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në shkollë do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga 13 shtete: Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Greqia, Italia, Spanja, Franca, Norvegjia dhe Rusia.
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë dhe do të kenë mundësi për përfshirje në të ardhmen në aktivitetet e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit lidhur me këtë temë.
Të gjitha shpenzimet në lidhje me pjesëmarrjen (transporti, ushqimi, akomodimi dhe materialet) do të mbulohen nga organizatori, d.m.th. Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit.
Aktiviteti mbështetet dhe financohet nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Periudha
16-20 shtator, 2024
Vendi
Qendra p;r edukim Solferino, Strug; https://ckgs.org.mk/centar/centar-solferino/
Të drejtë në pjesëmarrje
- Të rinj të moshës prej 18-25 vjet
- Studentë dhe/ose nxënës të përfshirë në procesin arsimor në shkencat sociale. Përparësi gjatë përzgjedhjes do të kenë kandidatët nga fakultetet dhe shkollat juridike dhe/ose programet lëndore në fushën e migracionit, sigurisë, drejtësisë, shkencave politike etj.
- Shkolla Ndërkombëtare e Migracionit do të zhvillohet në gjuhën angleze. Të gjithë pjesëmarrësit pritet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur, për të cilën organizatori rezervon të drejtën të kryejë një kontroll shtesë të aftësive gjuhësore gjatë përzgjedhjes së kandidatëve.
Mënyrat e aplikimit
Dërgoni biografinë tuaj të shkurtër (CV) dhe formularin e aplikimit shkarkoni nga linku: në anglisht në adresat e mëposhtme: skopje.socijala@redcross.org.mk dhe skopje@redcross.org.mk me titull: Shkolla Ndërkombëtare e Migrimeve.
Afati i fundit i aplikimit: 4 gusht 2024.