Trajnim ndërkombëtar për mbështetje në para të gatshme dhe kupon
Në periudhën nga data 23-27 janar të vitit 2023, në qendrën “Solferino” – Strugë, u mbajt trajnim ndërkombëtar për zhvillimin dhe përdorimin e mekanizmave që parashikojnë sigurimin e asistencës për individët apo grupet më të ndjeshme, duke u bazuar në para të gatshme apo kupon. Trajnimi mbahet me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Në trajnim, përveç pjesëmarrësve nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, morën pjesë edhe pjesëmarrës nga Kryqi i Kuq i Malit të Zi, Kryqi i Kuq i Rumanisë dhe Kryqi i Kuq i Lituanisë. Moderatorë të trajnimit janë delegatë me përvojë nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Sait Saiti, më datën 26.01.2023 shfrytëzoi rastin për t’i përshëndetur pjesëmarrësit dhe moderatorët, për t’ju uruar punë të suksesshme me shpresë për bashkëpunim të mëtutjeshëm të përbashkët, shkëmbim të përvojave dhe forcim të bashkëpunimit të ndërsjellë për të përmbushur misionin e përbashkët humanitar.