6 Korrik, 2015

Trajnim ndërkombëtar për ujë dhe sanim dhe promovim i higjienës, Dojran 2015

image1 image2

Në periudhën prej 27.06 deri më 04.07.2015 Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Austrisë – OKKK Shtaer organizoi trajnim për ujë dhe sanim dhe promovim i higjienës në Qendrën e Kryqit të kuq të RM-së në Dojran. Në trajnim morën pjesë 25 përfaqësues të Kryqit të kuq të RM-së dhe 8 përfaqësues të Kryqit të kuq të Austrisë.

Gjatë trajnimit shtatëditor u përpunuan përmbajtje për trajnim në stacionin për pastrimin e ujit TWA6, siç janë testimet laboratorike të ujit, trajnim për sanim dhe promovim të higjienës, shpërndarje të ujit dhe vlerësim në teren për sigurimin e resurseve të ujit. Trajnimin e zbatuan instruktorë të licencuar dhe me përvojë për pastrimin e ujit të Kryqit të kuq të Austrisë dhe Kryqit të kuq të RM-së. Të gjithë pjesëmarrësit me sukses e kaluan trajnimin dhe morën qertifikata për kuadro të aftësuara për punë në stacionin për pastrimin e ujit TWA6.

Më 2 korrik 2015 trajnimin e vizitoi sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së, d-r Sait Saiti me çka kishte mundësi që nga afër të njoftohet me përmbajtjet e përpunuara. Realizoi takim me z. Vollgang Shtokll, përfaqësues i Kryqit të kuq të Austrisë të cilit iu shpreh falënderim për përkrahjen e siguruar për organizimin e trajnimit e gjithashtu u diskutua për përparimin e bashkëpunimit të dy shoqatave nacionale në planin e përgatitjes dhe veprimtarisë gjatë katastrofave.

< kthehu mbrapa