19 Shtator, 2016

Trajnim për anëtarët e rrjetit InkluzivaM për përfaqësim bazuar në dëshmi dhe definim të fushave prioritare për studim

untitled-1

Projekti është financuar
nga  Bashkimi evropian

 

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Humanitet në kuadër të Projektit rajonal “Ndërmarrje të aksionit për inkluzion social të personave të moshuar”, financuar nga ana e Bashkimit evropian, prej 14 deri më 16 shtator të vitit 2016 në qendrën “Solferino” në Strugë mbajtën Punëtori për sigurimin e diturive për përfaqësim bazuar në dëshmi dhe definim të pjesëve prioritare për studim.

Qëllimi i punëtorisë ishte që anëtarët e rrjetit InkluzivaM të hasen me dituri të caktuar për përfaqësim bazuar në dëshmi dhe definim të fushave prioritare për studim në nivel nacional për grumbullim dhe përpunim të të dhënave që do të përdoren si bazë për përpunimin e strategjisë për përfaqësim, si dhe aktivitete konkrete për përfaqësim.

Në mbledhje morën pjesë përfaqësues të Kryqit të kuq të RM-së, Humaniteti, Lidhja e shoqatës së pensionistëve të RM-së, Universiteti Treta doba – Shkup, Shoqata e të sëmurëve nga sëmundja e alchajmerit, Shoqata Justicija, Shoqata për zhvillimin e bashkësisë së romëve Sumnal dhe Agjencia lokale për zhvillim nga Struga. Me praninë e vet kontribut aktiv në punëtori dhanë edhe përfaqësuesit e Ministrisë për punë dhe politikë sociale, Qyteti i Shkupit, Instituti për shëndet publik, Instituti për punë dhe politikë sociale dhe UNFPA.

Në punëtori u prezantua raporti i analizës së bërë për situatën në Maqedoni të dokumenteve strategjike, politika që e shtjellin çështjen për pleqëri të popullatës në Maqedoni, si dhe kapacitetet e organizatave qytetare në vend për përfaqësim, në bazë të së cilës u përcaktuan çështjet prioritare dhe qëllime për studimin që është hapi vijues në implementimin e aktiviteteve projektuese të rrjetit jo vetëm në Maqedoni, por edhe në vendet tjera të kyçura në projektin rajonal: Serbi, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë.

< kthehu mbrapa