TRAJNIM PËR EDUKATORË PËR FUSHATA „STOP PËR INDIFERENCËN – TA RUAJMË HUMANITETIN”
Në periudhën 24 – 26.04.2016 në qendrën për edukimin e kuadrove në Solferino në Strugë u mbajt trajnim për edukatorë në kuadër të fushatës për ngritjen e vetëdijes së popullatës nën moton “Stop për indiferencën – Ta ruajmë humanitetin”.
Në punëtori morën pjesë gjithsej 49 përfaqësues të të gjitha Organizatave komunale të Kryqit të kuq dhe Kryqit të kuq të qytetit t[ Shkupit që kanë përvojë paraprake si desiminatorë të Kryqit të kuq dhe/apokanë mbajtur prezantime dhe trajnime për grupe të ndryshme qëllimore për edukimin dhe informimin për aktivitetet të cilat i zbaton Kryqi i kuq.
Në punëtori pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë informacione më detale për aktivitetet të cilat i realizon Kryqi i kuq i RM-së për përkrahjen e emigrantëve, si dhe të zhvillojnë aftësi plotësuese për mbajtje më të suksesshme të punëtorive për edukim në nivel lokal.