24 Shkurt, 2021

Trajnim për edukatorët për promovimin e higjienës dhe mbrojtjes nga KOVID19 mbështetur nga FNKK/GJHK

Kryqi i Kuq i RMV në periudhën prej 19 deri më 21.02.2021 në qendrën e trajnimit Solferino në Strugë, në kuadër të operacionit për trajtimin e pasojave të KOVID19 organizoi trajnim për edukatorë për të promovuar higjienën dhe mbrojtjen nga KOVID19. Në trajnim morën pjesë 18 pjesëmarrës, përfaqësues të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të Kuq (Qendër, Çair, Karposh, Gazi Babë, Kisella Vodë, Kumanovë, Koçan, Shtip, Veles, Strumicë, Prilep, Manastir, Tetovë , Gostivar, Kërçovë, Ohër dhe Strugë).

Trajnimi u përgatit dhe u realizua nga instruktorë ndërkombëtarë nga KKRMV për promovimin e higjienës në situata krize dhe zhvilloi temat për promovimin e higjienës, mbrojtjen nga KOVID19, rolin e KKRMV në epidemi, standardet SFERA, hartën e komunitetit dhe mundësitë për të organizuar aktivitete. Pjesëmarrësit dolën me 18 propozime të reja për aktivitete për promovimin e higjienës dhe gjatë muajit Mars 2021, edukatorët në komunitetet e tyre do të duhet të bëjnë të paktën 3 edukime për promovimin e higjienës dhe mbrojtjen nga KOVID19 që synojnë popullatën në nevojë, veçanërisht në institucionet arsimore.

Trajnimi u realizua në përputhje me protokollet gjatë KOVID19 nga Qeveria e RMV.

< kthehu mbrapa