Trajnim për “Fondi për gatishmëri dhe përgjigje gjatë katastrofave“
Në periudhën prej 21 deri më 23 shkurt 2023, në Sarajevë, tre përfaqësues të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut përfunduan me sukses trajnimin për “Fondin për gatishmëri dhe përgjigje gjatë katastrofave” organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Nëpërmjet trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me Fondin si një mekanizëm financues që ofron qasje në shërbime shpëtimi për popullatat e rrezikuara gjatë katastrofave. Qëllimi kryesor i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të pjesëmarrësve nga shoqatat kombëtare, gjë që lehtëson dhe përmirëson procesin e qasjes në fond si dhe llogaridhënien gjatë zbatimit të aktiviteteve të planifikuara.