15 Nëntor, 2022

Trajnim për mbështetje psiko-sociale në raste urgjente dhe situata krizash

Në periudhën nga data 11-13 nëntor të vitit 2022 u  mbajt trajnim për mbështetje psiko-sociale në raste urgjente dhe situata krizash. Ky trajnim është pjesa e parë e modulit të mbështetjes psiko-sociale, i cili përbëhet nga 5 trajnime në total. Pjesëmarrësit e trajnimit nëpërmjet aktiviteteve stërvitore, luajtjes së roleve në skenarë realistë dhe leksioneve ndërvepruese, fituan njohuri dhe përvojë në ofrimin e ndihmës së parë psikologjike për personat në gjendje shqetësuese ankthi. Pjesëmarrësit janë grupuar në ekipe rajonale për reagim psiko-social gjatë krizave dhe janë pjesë e komponentit për përballje dhe veprim në krizë, të Qendrës për Shëndet Mendor dhe Mbështetje Psiko-Sociale.

< kthehu mbrapa