Тrajnim për Shëndetin Mendor dhe Mbështetjen psikoosociale në emergjenca
Në periudhën prej 20.06.2022 deri më 24.06.2022 në kuadër të Qendrës Referente Psikosociale të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në Kopehagen, Danimarkë u realizua trajnim për Shëndetin Mendor dhe Mbështetjen psikoosociale në emergjenca. Në trajnim morri pjesë përfaqësues i KKRMV dhe përfaqësues të Shoqatave Nacionale të tjera dhe organizatave si UNICEF dhe DIGNITY.
Qendra Psikosociale Referente përmes krijimit të materialeve, trajnimeve dhe komunikimit ofron mbështetje për Shoqatat Nacionale në krijimin e politikave dhe procedurave për mbështetje psiko-sociale në kriza. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me dituri për hulumtimet, planifikimin dhe evaluimin e programeve të bazuara në qasje ndaj komunitetit gjatë krizave, mbrojtjes së fëmijëve dhe grupeve të cenueshme gjatë emergjencave, intervenime psikologjike të realizueshme gjatë krizave, Hobfoll principet për krijimin e programeve pas emergjencave ose katastrofave.