24 Shkurt, 2023

Trajnime për përhapjen e PVH

Gjatë kësaj periudhe janë të shumta trajnimet që realizohen përmes programit PVH përmes Organizatave Komunale të Kryqit të Kuq në mbarë vendin. Trajnimet e para, nga tre të ofruara, janë trajnime për diseminim, gjegjësisht teori të Kryqit të Kuq. Ato janë realizuar sipas metodologjisë PVH për mbajtjen e trajnimeve, të zhvilluar nga kolegjiumi PVH. Trajnimet janë interesante, me informacion të dozuar, me qasje ndërvepruese, pra çdo individ duhet të shprehë mendimin e tij dhe të marrë pjesë aktive në punën në grup.

 

  • Pjesë e këtyre trajnimeve janë gjithsej 1100 të rinj të moshës 13 deri në 17 vjeç.

 

Programi PVH është një mjet për rekrutimin dhe mbajtjen e vullnetarëve në Kryqin e Kuq, përmes të cilit të rinjtë ndryshojnë rutinën e tyre të përditshme, mësojnë për kulturën e tyre, si dhe atë të të tjerëve dhe krijojnë projekte të vogla për të mirën e komunitetit.

 

Programi funksionon për më shumë se 25 vjet në vend!

#pvh2023 #kryq i kuq #të rinjtë #PVH

< kthehu mbrapa