Trajnime të realizuara për ndihmë të parë për gjyqtarët e ndeshjeve (arbitër)
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën 11-22.04.2024 në hapësirat e KKRMV dhe DHO “Dare Xhambaz” mbajti tri seanca trajnimi të ndihmës së parë për gjyqtarët e ndeshjeve.
Në trajnim morën pjesë gjithsej 91 kandidatë nga 32 Organizata komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit. Gjatë trajnimit, kandidatët morën pjesë aktive në pjesën praktike të trajnimit, në të njëjtën kohë treguan interes dhe njohuri të mëdha, gjë që bëri që mësimi të realizohet me sukses.
Kryqi i Kuq i RMV-së me këto trajnime synon të forcojë kapacitetet e ligjëruesve dhe demonstruesve të kurseve të ndihmës së parë dhe të sigurojë një qasje të unifikuar në gjykimin e garave të ndihmës së parë.