Trajnimi i diseminatorëve
Në periudhën 20-22.04.2018, në Qendrën e kuadrove dhe rekreacionit “Solferino” në Strugë është mbajtur seminari për trajnimin e diseminatorëve të rinj, dedikuar për vullnetarët e organizatave komunale të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, mbështetur nga ana e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq.
Në këtë trajnim morën pjesë 20 vullnetarë të 15 organizatave komunale të Kryqit të kuq: Çair, Kisella Vodë, Karposh, Gazi Babë, Qendër, Strumicë, Prilep, Ohër, Kumanovë, Negotinë, Kërçovë, Manastir, Kavadar, Veles dhe Gostivar. Seminari u zhvillua përmes prezantimeve, diskutimeve, ushtrimeve, pyetjeve të parashtruara, marrjes së njohurive të reja dhe shkëmbimit të përvojave dhe vlerësimit përfundimtar.
Gjatë ditës së parë të trajnimit u zhvilluan temat në vijim: Origjina dhe historia e Lëvizjes, Roli dhe struktura e Lëvizjes dhe parimet fondamentale.
Gjatë ditës së dytë të trajnimit theksi u vu në temat në vijim: Bazat e Së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare, E Drejta Humanitare Ndërkombëtare, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të kuq, Shoqatat nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Federata Ndërkombëtare e shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe dhe ushtrimet e zbatuara për to.
Në një pjesë të punëtorisë mori pjesë edhe koordinuesi i PVH-së i Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, me ç’rast i njohu vullnetarët më shumë për programin KKA-PVH-Modeli i diseminimit për të rinjtë.
Dita e tretë e trajnimit – rezymimi i ditës 1 dhe 2, drejtimet e punës në terren – ku çdo vullnetar-diseminator i pranishëm në periudhën nga muaji qershor duhet të zbatojë 3 trajnime të diseminimit. Në fund për të gjithë vullnetarët u dhanë certifikate për trajnimin e kryer me sukses për diseminatorë.