6 Nëntor, 2018

Trajnimi për mbrojtjen dhe rivendosjen e lidhjeve familjare

Në kuadër të Projektit për mbrojtjen, i mbështetur nga Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq, më 31 tetor dhe 01 nëntor të vitit 2018, në Qendrën e trajnimit “Solferino” – Strugë, u mbajt trajnimi dedikuar përmirësimit të kapaciteteve, me temën Mbrojtja dhe rivendosja e lidhjeve familjare. Punëtoria u mbajt në bashkëpunim me Komitetin ndërkombëtar të Kryqit të kuq – Zyra qendrore në Beograd (ICRC). Trajnimi ishte dedikuar për anëtarët e ekipeve mobile të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, të cilët punojnë në qendrat e pritjes në Tabanoc dhe Gjevgjeli dhe në zonat kufitare.

Në këtë punëtori morën pjesë 21 pjesëmarrës të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe katër përfaqësues të Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të kuq. Përmbajtjet që u përpunuan në këtë punëtori ishin: Korniza e përgjithshme ligjore e mbrojtjes, puna e Kryqit të kuq të RM-së në fushën e mbrojtjes dhe puna me personat e arrestuar, rivendosja e lidhjeve familjare, marrëdhëniet me personat e arrestuar etj. Në këtë punëtori gjithashtu u përpunuan edhe dy raste studimore për situata reale lidhur me punën e Shërbimit për kërkesa dhe rivendosjen e lidhjeve familjare të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në terren.

< kthehu mbrapa