Red Cross Shape
Trajnimi për ndihmën e parë të menjëhershme të stafit në institucionet arsimore

2018-07-02

Trajnimi për ndihmën e parë të menjëhershme të stafit në institucionet arsimore

Projekti “Ulja e rreziqeve të katastrofave në çerdhet dhe shkollat fillore në Gjevgjeli, Kumanovë dhe Shkup” i mbështetur nga UNICEF-i

 

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Programit për gatishmëri dhe veprim në katastrofa, me mbështetjen financiare të UNICEF-it, në nëntor të vitit 2017, filloi realizimin e projektit që ka për qëllim përgatitjen e stafit arsimor për të vepruar në kushte të katastrofave natyrore me qëllim të uljes së rreziqeve me të cilat mund të përballen çerdhet dhe shkollat fillore në Gjevgjeli, Kumanovë dhe Shkup.

Në kuadër të fazës së dytë të Projektit, organizuar nga Organizata komunale e Kryqit të kuq të Kumanovës, Gjevgjelisë dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, u realizuan tre trajnime (në periudhën maj/qershor) për ndihmën e parë të menjëhershme dedikuar për përfaqësuesit e 11 institucioneve arsimore të cilat janë mbështetur me këtë projekt. Në trajnimet morën pjesë gjithsej 33 persona të cilët përmes ligjëratave dhe ushtrimeve interaktive zotëruan shkathtësitë për shpëtim të jetës. Pjesëmarrësit e trajnimeve morën certifikata për përfundimin e trajnimit të ndihmës së parë në organizatat e punës.

Други вести

Java e luftës kundër kancerit
Pagesa e ndihmës humanitare – mbështetje financiare për të prekurit nga zjarri në Koçan
Mbështetje psiko-sociale për fëmijët e evakuuar nga përmbytjet në Kërçovë

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026