5 Prill, 2019

Tribunë në ITSHKSH, 20-vjetori i eksodit të shqiptarëve nga Kosova

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u shënua 20-vjetori i eksodit të shqiptarëve nga Kosova, kur në pranverën ‘99-tës, afër gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës u deportuan dhunshëm drejt Bllacës, dhe po aq edhe nëpër shtigjet tjera kufitare. Qindra-mijëra fëmijë, gra e pleq, risillnin në kohë moderne imazhet e zymta të deportimit të hebrenjve nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë tribun mori pjesë edhe D-r. Sait Saiti, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, ku informoi rreth aktiviteteve humanitare për përballjen me fluksin e prej mbi 440.000 të dëbuarve nga Kosova në Maqedoni, prej të cilëve afër 60 për qind ishin akomoduar nëpër familjet e këtushme shqiptare.

< kthehu mbrapa