17 Mars, 2015

U HAP PREZANTIMI I MUZEUT NË KRYQIN E KUQ TË RM-së

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në prag të shënimit kryesor të 70 vjetorit jubilar të themelimit të vet institucional më 17 mars, më 16 mars në hapësirat e selisë së Organizatës në prani të mysafirëve, përfaqësues të shoqatave nacionale të Kryqi të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në mënyrë solemne e hapi prezantimin e muzeut që pasqyron pjesë të shënimeve të rëndësishme nga formimi e deri më sot.

Në fjalimin e vet Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së d-r Sait Saiti u falënderua për praninë e mysafirëve nga jashtë vendit dhe dha përshkrim të shkurtë në aktivitetet e periudhës së kaluar. U shpreh falënderim i madh për donatorët EVN SHA Shkup dhe KNAUF. Falënderim i posaçëm për prof.d-r Kërste Bogoeski dhe zonjushën Zoja Bogdanovska, Kustos i lartë në Muzeun e qytetit të Shkupit, të cilët në mënyrë aktive morën pjesë në vëzhgimin dhe përgatitjen e prezantimit dhe broshurën dedikuar për të njëjtën. prof. Bogoeski në mënyrë konkrete i sqaroi aktivitetet për këtë pjesë të prezantimit dhe u falënderua që me kontributin e tij e pasuron këtë shënim.

DSC_0160615

< kthehu mbrapa