7 Dhjetor, 2021

U hap Qendra për trajnim edukativ të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut për trajnimin e të rriturve në Shkup

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë sot hapi Qendrën e re për trajnim edukativ për trajnimin e të rriturve në Shkup.

Në hapjen e Qendrës fjalim mbajti Sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut d-r Sait Saiti dhe Ministresha për arsim dhe shkencë -z-nja Milla Carovska.

Ministresha theksoi rëndësinë e hapjes së qendrave të trajnimit edukativ të këtij lloji, të cilat ofrojnë mësim me cilësi të lartë dhe mundësi për të marrë kualifikime në përputhje me nevojat e popullatës.

Nga ana e ministreshës u theksua rëndësia e hapjes së llojit të tillë të qendrave për trajnim edukativ për trajnim, nëpërmjet të cilave sigurohet cilësi e lartë e mësimit dhe mundësive për hasjen e kualifikimeve në pajtueshmëri me nevojat e popullatës.

Sekretari i përgjithshëm iu falënderua Ministrisë austriake për punësociale, shëndetësi, kujdes dhe mbrojtje të konsumatorëve dhe Kryqit të Kuq të Austrisë për ndihmën e siguruar në pajisjen dhe funksionimin e qendrës.

Posaqwërisht u theksua falënderimi ndaj Ministrisë për arsim dhe shkencë, qendrës për arsimimin e të rriturve, si dhe partnerëve të cilët sigurojnë përkrahje të fuqishme për zhvillimin e programeve posaçërisht të verifikuara të Kryqit të Kuq për trajnimin e të rriturve për hasjen e diturive, aftësive dhe kompetencave dhe krijimin e fuqisë së punës cilësore dhe konkuruese në tregun e punës me çka kontribuohet në rritjen e punësimit, dhe me këtë edhe kontribut në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe personal.

Në periudhën e deritanishme, duke filluar nga viti 2017, Kryqi i Kuq ka trajnuar gjithsej 750 të papunë të cilët kanë marrë certifikatën e kualifikimit përkatës. Me rritjen e numrit të stafit të arsimuar, shtohen mundësitë për të arritur një numër më të madh të qytetarëve të cilët do të kenë kujdes dhe ndihmë adekuate në shtëpitë e tyre dhe në komunitet. Nga ana tjetër, do të preken disa përfitime sociale – mundësia që të papunët të fitojnë kualifikime dhe të jenë më konkurrues në tregun e punës, përfitimet e punësimit për popullatën e cenueshme dhe në veçanti, ofrimi i shërbimeve sociale cilësore do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve në bashkësi.

< kthehu mbrapa