U mbajt Forumi i 5-të për dhurimin vullnetar të gjakut
Me rastin e 14 qershorit – Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut organizoi Forumin e 5-të për Dhurim Vullnetar të Gjakut, i cili u mbajt në periudhën nga 9 deri më 11 qershor 2023 në Qendrën për kuadro dhe rekreacion dhe personelin “Solferino” në Strugë, me temën “Koncepti i ri për dhurimin vullnetar të gjakut tek të rinjtë”.
Në Forum morën pjesë 16 të rinj pjesëmarrës vullnetarë nga Organizatat Komunale të Kryqit të Kuq, ku patën mundësinë të diskutojnë për konceptin e ri të dhurimit vullnetar të gjakut tek të rinjtë dhe promovimin e edukimit të bashkëmoshatarëve si model për funksionalitet të mirë në Organizatat Komunale të Kryqit të Kuq.
Qëllimi i Forumit ishte që të rinjtë si perspektivë në të ardhmen të jenë objektiv prioritar në dhurimin e gjakut dhe ata duhet të edukohen vazhdimisht, të ndjekin hapat trendy dhe përmes rrjetëzimit të të rinjve, të kontribuojnë në intensifikimin e shkëmbimit të përvojave, për të transmetuar informacione, për të shfrytëzuar përvojat pozitive gjatë dhurimit vullnetar të gjakut, për të mbështetur dhe zbatuar iniciativat e të rinjve për të promovuar dhurimin e gjakut në komunitetet e tyre.