U mbajt Gara e 28-të shtetërore e ekipeve të ndihmës së parë
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 21 dhe 22 shtator të vitit 2019 në Manastir organizoi Garën e 28-të shtetërore të ekipeve të ndihmës së parë.
Në këtë garë shtetërore të ndihmës së parë morën pjesë 28 ekipe dhe gara u zhvillua në dy trajektore, ku në secilën prej tyre u paraqitën nga 14 ekipe. Bëhej fjalë për 7 vende të punës, nga të cilat 4 vende të punës ishin të ndihmës së parë ku u përfshinë 12 lëndime dhe një ringjallje e zemrës dhe mushkërive, dy vende të punës ishin me karakter rekreativ-zbavitës dhe një vend kishte tematikën e njohurive nga fusha e diseminimit.
Hapja solemne e Garës shtetërore të ekipeve të ndihmës së parë u bë më 21.09.2019 në ora 11:30 te Parku i Qytetit në Manastir, Gara u zhvillua nga ora 11:00 deri në orën 17:30 dhe shpallja e fituesve u bë më 22.09.2019 në Sheshin “Magnolia” në Manastir.
Vendi i parë në këtë garë i takoi ekipit të ndihmës së parë të OKKK – Çair.
Vendi i dytë i takoi ekipit të ndihmës së parë të OKKK – Manastir.
Vendin e tretë e zuri ekipi i ndihmës së parë i OKKK – Koçanë.
Në bazën e diseminimit më i mirë ishte ekipi i OKKK – Kumanovë, i cili tregoi njohuri më të mira për Lëvizjen, vizionin dhe misionin e Kryqit të Kuq.