8 Korrik, 2019

U mbajt kampi nacional i të rinjve “100% Kryqi i kuq”, 29.06-05.07.2019, Velestovë, Ohër

Në periudhën nga 29 qershori deri më 5 korrik, në Velestovë, Ohër, u mbajt kampi nacional i vullnetarëve të rinj nga organizatat komunale të Kryqit të kuq të RMV-së, ku morën pjesë gjithsej 65 pjesëmarrës. Kampi synonte trajnimin e liderëve të rinj të klubeve rinore dhe si ata të organizojnë dhe realizojnë aktivitete në komunitetin e tyre. U mbuluan disa tema të cilat u përpunuan gradualisht në 2 grupe të ndryshme, njëra prej të cilave punonte në përgjithësi për klubet rinore, ndërsa tjetra në mënyrë më specifike u përqendrua në formën e punës në klubet shkollore. Gjatë kësaj të dy grupet u përqendruan në temat: Komunitetet dhe OKKK-të, Mobilizimi i komunitetit, Vullnetarizmi, Popullsia e prekshme, Kujdesi për vullnetarët, Udhëheqja dhe funksionimi i klubeve rinore/ klubeve shkollore, Aktiviteti i klubeve rinore/klubeve shkollore dhe çfarë përfaqësojnë të rinjtë në KK. Përveç kësaj të gjithë klubeve iu përkushtua një kohë dhe vëmendje e veçantë për të vlerësuar punën e klubit të tyre, për të përmbledhur informacionet e kampit dhe si t’i aplikojnë ato në klubin e tyre, duke marrë në fund një detyrë për të realizuar disa aktivitete në 5 muajt e ardhshëm, të cilat janë parë si nevojë në OKKK-të e tyre.

< kthehu mbrapa