19 Maj, 2022

U mbajt mbledhje rajonale për përkrahjen e planeve kombëtare për përkrahjen e popullatës në lëvizje

Në periudhën 17-18 Maj 2022 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, u organizua një takim rajonal nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ku morën pjesë dy përfaqësues nga 7 shoqata kombëtare nga rajoni i Ballkanit. Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet aktuale në mbështetje të migrantëve në lëvizje me theks të veçantë tek njerëzit që vijnë nga Ukraina. U prezantuan mundësitë për mbështetje të ndërsjellë dhe mjetet për planifikimin dhe raportimin e aktiviteteve që janë duke u zbatuar ose që mund të zbatohen me mbështetjen e FNKK.

< kthehu mbrapa