U mbajt një punëtori e Vlerësimit të shpejtë të përbashkët, në kuadër të projektit Zhvillimi i Përbashkët i Komunitetit
Projekti “Zhvillimi i Përbashkët i Komunitetit” (ZHPK), është një metodë e punës që kontribuon për të kuptuar më mirë lëndueshmërinë, ndihmon për të identifikuar kapacitetet lokale, si dhe mundësitë për të ndërtuar partneritet me personat e lëndueshëm, institucionet qeveritare, pushtetin lokal, organizatat joqeveritare, komunitetin e biznesit, me qëllim që të përmirësohet jeta e popullsisë së lëndueshme. Duke aplikuar ZHPK-në jepet mundësi për popullsinë e lëndueshme për të vendosur si të zgjidhin problemet e tyre në komunitet.
Me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, implementimit i projektit ZHPK sivjet është bërë përmes dy organizatave komunale të Kryqit të kuq, Negotinë dhe Qendër.
Në kuadër të ciklit ZHPK nga 18 deri 20 gushti i vitit 2017 në Negotinë, Kryqi i kuq i RM-së në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Negotinë mbajti një punëtori treditore për të trajnuar anëtarët e ekipit të vlerësimit të shpejtë të përbashkët. Në pajtim me udhëzimet është formuar një ekip i përfaqësuesve të Organizatës komunale të Kryqit të kuq të Negotinës, institucioneve qeveritare, pushtetit lokal, sektorit civil dhe përfaqësues të komunitetit të lëndueshëm. Gjithsej 14 anëtarë të ekipit ndoqën trajnimin e vlerësimit të shpejtë të përbashkët për lëndueshmërinë në komunitetin e Krivollakut, ku do të bëhet implementimi i projektit ZHPK. Qëllimi i punëtorisë ishte që anëtarët e ekipit ZHPK të marrin njohuritë dhe shkathtësitë e duhura për të zbatuar një vlerësim të shpejtë të përbashkët të kërkesave të popullsisë së lëndueshme në komunitet. Punëtoria ofroi një komplet të teknikave dhe instrumenteve që përfaqësojnë vegla të grumbullimit dhe analizës së të dhënave gjatë zbatimit të vlerësimit të shpejtë të përbashkët të kërkesave të popullsisë së komunitetit të lëndueshëm.
Nga evalvimi i bërë në këtë punëtori, pjesëmarrësit shfaqën kënaqësi nga edukimi, gatishmëri për të punuar në terren dhe interesim që kjo metodë të aplikohet jo vetëm në komunitetin e caktuar, por të vazhdojë të zhvillohet edhe në komunitetet tjera të komunës.