![](https://ckrm.org.mk/wp-content/uploads/2021/10/DSC_0360-1000x560.jpg)
U mbajt takim pune me sekretarët e OKKK / KKQSH
Më 14.10.2021 në hapësirat e Hotel MERIOT në Shkup u mbajt takim pune me Sekretarin gjeneral të Kryqit të Kuq të RMV-së, me sekretarë të Organizatave komunale të Kryqit të Kuq (OKKK) dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit (KKQSH).
Gjatë mbledhjes u diskutuan sfida dhe situata aktuale në kuadër të veprimit të Kryqit të Kuq të RMV-së. U përfshinë procesi i zbatimit të vlerësimit dhe analiza e punës së Organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit për vitin 2020, përgatitje për zbatimin e procesit zgjedhor i cili vijon në organizatë, zhvillimi i sistemit të punës me vullnetarë, sfida në punën e të rinjve dhe sfida në koordinim dhe komunikim në organizatë.