U mbajt trajnimi për ndihmë të parë
Në periudhën prej 09-10.04.2022 në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt trajnimi për ndihmën e parë për ligjëruesit dhe demonstruesit e rinj për planprogramin për aftësimin e kandidatëve për drejtues të mjeteve motorike për dhënien e ndihmës së parë personave të lënduar në aksident trafiku.
Në trajnim morën pjesë gjithsej 20 kandidatë nga 6 Organizata komunale të Kryqit të Kuq Gjevgjeli, Veles, Kriva Pallankë, Manastir, Prilep, Kumanovë dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, prej të cilëve 12 kandidatë për ligjërues dhe 8 kandidatë për demonstrues.
Gjatë trajnimit, kandidatët morën pjesë aktive në pjesën praktike të trajnimit, në të njëjtën kohë duke shfaqur interes dhe njohuri të mëdha që çuan në realizimin e suksesshëm të ligjeratës.
Me këto trajnime, Kryqi i Kuq i RMV-së synon të krijojë staf të ri me ligjërues dhe demonstrues cilësorë, të cilët në mënyrë të duhur dhe të përshtatshme do t’ua bartin njohuritë e tyre në fushën e ndihmës së parë kandidatëve për drejtues të mjeteve motorike.