27 Shkurt, 2024

U REALIZUA VLERËSIMI I KAPACITETEVE ORGANIZATIVE NË ORGANIZATËN KOMUNALE OHËR

Në periudhën 24.02-25.2024, në Organizatën Komunale të Ohrit është realizuar Vlerësimi i Kapaciteteve Organizative (VKOOK). Përmes një metode pjesëmarrëse, ku fillimisht organizata komunale formon një ekip vendor plotësues të përbërë nga punonjës, anëtarë të strukturës drejtuese dhe vullnetarë të organizatës, përmes një seti mjetesh, duke përfshirë një matricë me tregues të përcaktuar, studime të rasteve për zhvillimin e OKKK, lojë VKOOK për zhvillimin e Organizatës komunale dhe ushtrime të tjera shtesë të udhëhequra nga moderatorë të trajnuar VKOOK, është përgatitur një qasje e përshtatshme për atë Organizatë komunale me të gjitha karakteristikat dhe specifikat e saj. Me ndihmën e këtij instrumenti të zhvilluar nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, OKKK Ohër në mënyrë të strukturuar e vetëvlerësuar në 34 fusha organizative të veprimit, njohu nivelin në të cilin ndodhet në kontekstin e këtyre fushave, vërtetoi prioritetet zhvillimore për vitin e ardhshëm dhe përgatiti një plan me aktivitetet zhvillimore të Organizatës Komunale.

< kthehu mbrapa