9 Maj, 2022

U shënua 8 Maji – Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

Më 8 Maj në Parkun e qytetit Guaca në Shkup u shënua Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në shenjë të themeluesit të Lëvizjes sonë, Anri Dinan i cili është lindur më 8 Maj të vitit 1828. Me këtë rast, 192 shoqata kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në mbarë botën organizojnë aktivitete për të na kujtuar rëndësinë e parimeve dhe vlerave bazë të Lëvizjes dhe për të shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për të gjithë vullnetarët dhe mbështetësit tanë për mbështetjen që ata ia sigurojnë Kryqit të Kuq. Duke filluar nga sot e deri më 15 maj festohet tradicionalisht Java e Kryqit të Kuq të RMV me një sërë aktivitetesh në mbarë vendin tonë.

Manifestimin e hapi kryetari i Kryqit të Kuq të RMV, prof.d-r Romell Velev i cili tha: “8 Maji – Ditën botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe e shënojmë nën moton: Bëhu njerëzor. Ne duam t’u kujtojmë njerëzve një nga vlerat thelbësore, kuptimin e mirësisë, të humanizmit, të gjitha ato vepra të vogla dhe të mëdha që na bëjnë njerëz dhe që bëjnë një ndryshim pozitiv në jetën e njerëzve që kanë nevojë për mbështetje. Nuk ka njeri i cili mund të indiferent kur dikush i tregon mirësi dhe humanizëm, por gjithashtu secili prej nesh mbushet me një ndjenjë të mrekullueshme kur bën diçka të mirë për njerëzit që na rrethojnë”.

Kryqi i Kuq i RMV-së ka përgatitur edhe një pullë postare e cila është promovuar nga drejtori i SHA. Posta e Maqedonisë së Veriut Vasko Stefanov dhe i cili shprehi kënaqësinë e madhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes këtyre dy institucioneve.

Me rastin e 8 Majit, nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq d-r Sait Saiti, u promovua fushata e Kryqit të Kuq për promovimin e ndihmës së parë, e cila do të zbatohet me moton “Ndihma e parë shpëton jetë”. Në kuadër të fushatës Kryqi i Kuq do të zhvillojë trajnime falas për ndihmën e parë me të cilat synojmë të arrijmë deri në 25.000 nxënës nga shkollat ​​fillore dhe të mesme. Të njejtën do ta organizojmë përmes organizatave komunale të Kryqit të Kuq në të gjithë vendin.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq shtoi se kjo është edhe një nga ambiciet tona shtesë, si Kryq i Kuq, duke ndjerë nevojën për të kontribuar më tej që nxënësit të përballen siç duhet me situatat e rrezikshme dhe aksidentet. Ne mendojmë se mund të ndihmojmë në përmirësimin e kulturës sonë shëndetësore duke dhënë një shembull të mirë për të tjerët.

Në promovimin e fushatës foli edhe ministri i Shëndetësisë, D-r. Bekim Sali, i cili theksoi se Ministria është mbështetëse e trajnimit për studentët, duke e cilësuar si një projekt të rëndësishëm dhe human në të cilin do të përfshihen studentët.

Fushata mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ku sekretarja shtetërore e Ministrisë, m-r Aneta Tërpevska, theksoi bashkëpunimin e deritanishëm me Kryqin e Kuq dhe përmes kësaj fushate do të ndërgjegjësohen nxënësit për kujdesin fillestar të personit të lënduar në vet vendin e ngjarjes.

Manifestimi ishte me karakter argëtues-kulturor i udhëhequr nga udhëheqësit Sanja Saveska dhe Marko Noveski, i pasuruar me performanca muzikore, grupi 2Be, Agim Hajrullahu, Biljana Gjosheva, Aqua Dance, korri Potoçinja, kuizi shpërblyes, stendat për  edukim për ndihmën e parë, punime dore “Humanko”, vizatim i fëmijëve nga grimi profesional për fëmijë, shprehja artistike e fëmijëve, maskotat, animatorët dhe materialet promovuese. 

 

 

< kthehu mbrapa