1 Mars, 2018
Vala e ftohtë
Vazhdojmë aktivitetet e rregullta të cilat në këtë periudhë janë vështirësuar për shkak të valës së ftohtë që kaploi vendin tonë dhe kryeqytetin. Aktivitetet janë përshtatur për nevojat e grupeve qëllimore siç janë të pastrehët që vizitojnë Pikën e të pastrehëve mbështetur nga Qyteti i Shkupit.
Ajo punon 24 orë dhe aty ofrohet kujdes edhe për deri 30 persona gjatë natës. Pa marrë parasysh kushtet e motit, vazhdon edhe mbështetja e migruesve të cilët përpiqen për të kaluar kufirin verior. Ekipet mobile janë në terren me qëllim që të lehtësojnë gjendjen e tyre.