2 Shkurt, 2021

VAZHDOHET BASHKËPUNIMI ME KRYQIN E KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Banka Komerciale vazhdoi bashkëpunimin me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të 11-tin vit me radhë do të jetë Mbrojtësi i Përgjithshëm i projektit “Socializim më i mirë i fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta”. Duke iu bashkuar këtij projekti, Banka si një kompani me përgjegjësi shoqërore u mundëson fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta të zhvillojnë një frymë të shëndetshme dhe kapacitet krijues, të arsimohen më tej dhe të integrohen plotësisht në shoqëri. Vazhdimi i bashkëpunimit me Kryqin e Kuq dhe mbështetja e këtij projekti konfirmojnë përpjekjet e Bankës për një qasje afatgjatë dhe sistematike për të përmirësuar pozicionin e grupeve të cenueshme në komunitet.

< kthehu mbrapa