Vizita e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në ambientet e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sot, më 9 janar të vitit 2020, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Reka, vizitoi Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i vizitës së tij ishte që të falënderohet për përpjekjet e përgjithshme të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut në aspektin e zvogëlimit të pasojave të tërmetit katastrofal që ndodhi në Shqipëri më 26.11.2019 në qytetin e Durrësit dhe rrethinën e tij.
Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sait Saiti, informoi Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Fatos Reka, për ndihmën humanitare që u mblodh dhe u dërgua në Republikën e Shqipërisë.
Njëherësh, Ambasadori u informua se paratë në shumën prej 16.000.000 denarësh që u mblodhën nga qytetarët, kompanitë dhe subjekte të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të transferohen deri në fund të javës së ardhshme në Kryqin e Kuq të Shqipërisë. Këto mjetet financiare më tej do të përdoren si ndihmë dhe mbështetje për familjet e prekura nga tërmeti në fazën e rikuperimit dhe rikthimit të tyre në jetën normale.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Fatos Reka, i dorëzoi mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sait Saiti, për angazhimin vetëmohues dhe drejtimin e operacioneve të grumbullimit të ndihmës humanitare, si dhe mirënjohje për ekipin e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili në ditët e para pas katastrofës ishte në Republikën e Shqipërisë për të dorëzuar ndihmën fillestare humanitare.