7 Mars, 2022

Vizita e Harald Fugger – Atashe pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Austrisë

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RSM z.Sait Saiti sot u takua me z. Harald Fugger – Atashe pranë Ministrisë së Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Austrisë.

Në takim morrën pjesë z. Christian Diemt dhe z-nja Ana Maria Scheithauer përfaqësues të Kryqit të Kuq të Austrisë, me çka Kryqi i Kuq i RMV realizon bashkëpunim shumëvjeçar dhe përkrahje për implementimin e aktiviteteve projektuese.

Në takim u diskutuan çështje aktuale për zhvillimin e iniciativave për mbështetjen e të pastrehëve, viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, të cilët mund të bëhen pjesë e programeve të Kryqit të Kuq. Lidhur me projektin e mbështetur nga Ministria e Çështjeve Sociale të Austrisë “Zbutja e efekteve dhe pasojave të KOVID-19 tek më të cenuarit në shoqëri me fokus të veçantë tek të moshuarit”, u shpreh kënaqësi për aktivitetet e realizuara deri më tani.

< kthehu mbrapa