7 Qershor, 2023

Vizitë e Kryqit të Kuq të Bullgarisë

Me ftesë të Kryqit të Kuq Bullgar në periudhën nga 2 deri më 3 qershor 2023, Kryetari i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut Prof. Dr. Romel Velev dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut Dr. Sait Saiti mori pjesë në seancën e 67-të të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Kryqit të Kuq Bullgar në Sofje.

Në seancën e Kuvendit foli edhe kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar, akademik Hristo Grigorov, i cili i përshëndeti delegatët dhe mysafirët e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i njoftoi me rezultatet e arritura të organizimit për vitin 2022.

Kryetari i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prof. Dr. Romel Velev dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Sait Saiti, ku shprehën mirënjohje të madhe për ftesën dhe bashkëpunimin në mes të dy shoqatave kombëtare.

< kthehu mbrapa