Vizitë në Kryqin e Kuq të Kroacisë në kuadër të përgatitjeve të stërvitjes “Përgjigje humanitare 2023”
Në periudhën 26-27.07.2023, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Sait Saiti, vizitoi Kryqin e Kuq Kroat, në të cilin u mbajt takim me kryetarin ekzekutiv të Kryqit të Kuq Kroat, Robert Markt. Arsyeja kryesore e takimit ishte shkëmbimi i përvojave për organizimin e një stërvitjeje kombëtare të gatishmërisë dhe veprimit ndaj fatkeqësive të Kryqit të Kuq Kroat me theks në përmbushjen e rolit të shoqatës kombëtare si asistent i autoriteteve, si dhe koordinimi me të gjithë institucionet relevante në fazën përgatitore. U ndanë shembuj të aktiviteteve, rolet e ekipeve, si dhe zgjidhje dixhitale për komunikim dhe monitorim të të gjithë pjesëmarrësve në ushtrim.
Kryqi i Kuq Kroat do të marrë pjesë në stërvitjen “Përgjigje Humanitare 2023” më 18/10/2023 në Shkup me një ekip për përkrahjen e aktiviteteve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në fushën e shpëtimit në ujë dhe transporti i njerëzve të lënduar nga zona me qasje të vështirë për t’u arritur përmes një lumi.