23 Shkurt, 2022

Vizitë nga Delegacioni i Drejtorisë për polici financiare

Më 22 shkurt 2022, Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizitoi një delegacion i Drejtorisë së policisë financiare. Delegacioni i udhëhequr nga drejtori Arafat Muaremi u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Sait Saiti.

Gjatë bisedimeve, Sekretari i Përgjithshëm Saiti prezantoi punën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shërbimet e ofruara nga shoqata kombëtare në vend, format e financimit dhe aktivitetet kryesore të organizatës.

U diskutua mundësia e bashkëpunimit konkret me Drejtorinë e policisë financiare në fushën e gatishmërisë dhe veprimit ndaj fatkeqësive, dhurimit të gjakut, ku me rastin e ditës së Drejtorisë së policisë financiare do të organizohet aksioni i dhurimit të gjakut.

Në shenjë falënderimi për mbështetjen në realizimin e qëllimeve dhe detyrave humanitare, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut i ndau plaket drejtorit Arafat Muaremi dhe mirënjohje për Drejtorin e policis financiare.

< kthehu mbrapa