Red Cross Shape
„Vlerësimi i kapaciteteve organizative të Organizatave komunale”

2023-07-18

„Vlerësimi i kapaciteteve organizative të Organizatave komunale”

Në periudhën prej 11 – 14.07.2023, në hotelin NH Budapest Cuty” në Budapestë, u mbajt trajnim për trajnues për “Vlerësimin e kapaciteteve organizative në organizatat komunale” ku morrën pjesë 19 përfaqësues të Shoqatave kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe nga Evropa dhe Azia qendrore, ndërsa nga Kryqi i Kuq i RMV-së morri pjesë Vlladimir Vukeliq. Vlerësimi i kapaciteteve organizative në organizatat komunale (VKOOK) – Branch organizational capacities assessment (BOCA) paraqet instrumentin e zhvilluar të Federatës Ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, që ka për qëllim nëpërmjet mënyrës së strukturuar të mundësojë vetëvlerësimin e organizatës komunale për 34 fushat organizative të punës, të njihet niveli ku gjindet në kontekst të këtyre fushave, të përcaktojë prioritete për zhvillimin për vitin e  ardhshëm dhe të përgatisë plan për zhvillimin e organizatës komunale.

Në kuadër të trajnimit u përpunuan tema se si të trajnohen facilitatorët për zbatimin e Vlerësimeve të kapaciteteve organizative të organizatave komunale, teknikave për mbajtjen e sesioneve të trajnimeve për facilitatorë, procesin e përgatitjeve të Shoqatave kombëtarepër implementimin e VKOOK, ndarjen e praktikave pozitive nga implementimin në SHK tjera, promovimi i platformave dixhitale të FNKK për vëzhgimin e implementimit të VKOOK dhe krijimin e rrjetit për trajnues në Evropë dhe Azinë qendrore.

Pas trajnimit të mbaruar trajnuesit bëhen pjesë e listës së gjërë të trajnuesve të FNKK të cilët mund të realizojnë trajnime për nevojat e Shoqatave kombëtare për implementimin e VKOOK, e njëkohësisht mund ta përkrahin implementimin në korniza të Shoqatave të veta kombëtare.

Други вести

Dita Botërore Humanitare
Rekomandime për valët e të nxehtit
12 gusht 1949 – Miratimi i katër Konventave të Gjenevës

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026